loading

“O jeta ime”, Erandi i dërgon Esterit mëngjesin në shtrat

Edhe pse pas debateve dhe tensioneve të ditëve të fundit, mëngjesi në fermë ka nisur ndryshe për disa prej banorëve. Këtë herë, atmosfera është zbutur nga një gjest i veçantë dhe plot dashuri mes fermerëve Erandi dhe Ester. Fermeri Erandi ka vendosur të surprizojë Esterin duke i çuar mëngjesin në krevat, një moment që është pritur me shumë emocion nga ana e saj. “Jeta ime,” ishte reagimi i parë i Esterit, e cila u shfaq e befasuar dhe e lumtur nga ky gjest i papritur. Pas mëngjesit, dy fermerët u panë duke qëndruar së bashku në krevat, ku me shumë humor e batuta luajtën rolin e “burrit dhe gruas”. Kjo skenë argëtuese është ndjekur me buzëqeshje edhe nga fermerët e tjerë. Për të kompletuar këtë mëngjes të mbushur me ndjenja dhe energji pozitive, edhe Andueli ka kontribuar me një “shfaqje live”, duke kënduar me zërin e tij. Momenti më i ëmbël ka ardhur në fund, kur Ester e ka falënderuar Erandin me një puthje në faqe një shenjë mirënjohjeje që ka bërë që mëngjesi të mbyllet në mënyrën më të bukur të mundshme.