“O grupi psikiatria”/ Mes batutash dhe kunjash fermerët konsumojnë kafen e mëngjesit
Pas zgjimit të hershëm dhe përgatitjes së kafes së mëngjesit, fermerët janë mbledhur në verandën e fermës për të nisur ditën. Ku nuk kanë munguar batutat dhe kunjat, të cilat tregojnë qartë se tensionet nga debatet e djeshme ende nuk janë shuar. “Erdhi gjynafi”, u shpreh me ironi Andueli në momentin që Big Basta iu bashkua grupit. Ky i fundit nuk vonoi ta kthejë me një batutë të drejtpërdrejtë: “Ku jeni o grupi psikiatria?”, duke lënë të kuptohet se ka ende fërkime të nënkuptuara mes tyre.
As Andrea nuk mbeti pas, duke thumbuar Big Bastën me fjalët: “Të jesh artist ti, të rroftë shkolla”, “Ç’a artisti je ti, se s’të njohin as për një këngë.”Kjo deklaratë ironike u prit u mor me sportivitet Big Basta, i cili me qetësi ia ktheu: “Bravo ke mësuar fjalë të reja”.
Pavarësisht përpjekjeve për ta marrë me sportivitet, është e dukshme që mes disa fermerëve ka ende hatërmbetje, veçanërisht pas vendimit të Big Bastës për të mos zgjedhur Ronin për të vazhduar garën në fermë. Ky vendim ka ndezur zemërimin e disa prej fermerëve, të cilët nuk ngurrojnë ta shprehin edhe në mënyra të nënkuptuara.