loading

“O drit mos u tremb”, Andueli përkëdhel lopën: Të bie Big Basta në qafë ty?

Punët në Fermë vijojnë teksa Frederiku dhe Andueli na dhuruan një shfaqje të jashtëzakonshme te kasollja e pulave.

Menjëherë pasi pulave u dedikoi këngë të personalizuar, ai ka shkuar të kujdeset për kafshët. Andueli ka përkëdhelur lopën dhe i ka shprehur “dashurinë” e tij. Siç mund ta kemi parë dhe më parë, Andueli është një nga fermerët që i do shumë kafshët. Ai i ka thënë lopës, shpirt dhe zemër si dhe me shaka i është drejtuar nëse lopën e mërzit Big Basta.

“O zemër, o shpirt, të hënksha kokën, ta hënksha faqen. O drit mos u tremb, qetësohu. Pi ujë. Është bërë me nerva, a të bie Big Basta në qafë ty? O Zemër, o shpirt o lara vogël”, ishin këta disa nga përkëdheljet që Andueli i bëri lopës.

Më, pas ai është kujdesur që ti pastrojë stallën lopëve dhe t’ua shtrojë me bar në mënyrë që lopa dhe viçi të flenë në një vend të pastër.

Edhe Esteri me Big Bastën janë kujdesur për kafshët e tjera duke u mbushur kovat me ujë.