“O bukuroshe”, Big Basta përkëdhel kafshët në stallë
Punët në fermë kanë nisur pasi kryfermere Alba ka ndarë punët përkatëse për secilin fermer, Big Basta dhe Ylli kanë veshur uniformat e punës dhe po shkojnë drejt stallave ku aty i presin kafshët. Sic dihet tashmë mardhënia e fermerëvë me kafshët është mjaft e këndshëme. Të dy fermerët janë ndarë nëpër stallë dhe kanë filluar duke ushqyer dhe duke u kujdesur për kafshët e Fermës. Big Basta ka nisur punët e tij të përditëshme, si fillim ai shkon te Ozi gomari i Fermës dhe ka filluar ta përkëdhel. Pas Ozit ai ka filluar të përkëdheli lopët e Fermës: “gocat e bukura” ka filluar fermeri me fjalë përkëdhelse. Pas përshendetjes së përdtishme të kafshëve Big Basta fillon menjëhere më ushqyerjen e tyre. Gjatë përkujdesjes së kafshëve nuk kanë munguar dhe përshendetjet që fermeri ka bëre për familjarët e tij.