Nur zgjon me përqafime Andrean/ Ylli ndan punët për fermerët
Ashtu si në “shtëpinë e fakirit”, ku dita nisi me batuta dhe buzëqeshje, edhe në pjesën tjetër të fermës mëngjesi ka ardhur ngrohtë e i mbushur me energji pozitive. E para që është zgjuar ka qenë fermerja Nur, e cila, me një përqafim të përzemërt, zgjon nga gjumi Andrean pas saj zgjohet edhe fermer Limi. Më pas, fermerët nisin të përgatisin kafen e mëngjesit.
Pak më vonë, fermës i është bashkuar edhe kryefermeri Ylli, i cili vjen nga “shtëpia e njëshit”, vendi ku kalon natën. Me energjinë që e karakterizon, Ylli vjen për të përshëndetur mëngjesin e fermerëve dhe për të nisur ditën me organizim. Ai pret derisa gongu bie një sinjal i zakonshëm për zgjimin e përgjithshëm dhe më pas nis të zgjojë pjesën tjetër të fermerëve, duke kaluar krevat më krevat për t’i zgjuar edhe për të ndarë punët për secilin fermer. Ndërkohë, disa nga fermerët janë vendosur në verandën e fermës për të shijuar kafenë në ajër të pastër, duke ndarë fjalët e para të ditës.