loading

Nur pyet Big Bastën: Pse u acarove me mua dje? Si përgjigjet fermeri

Nur dhe Big Basta kanë bërë një diskutim sot në lidhje me një keqkuptim që kishte ndodhur mes dy fermerëve. Nur e pyeti Bastën se përse u acarua me të, ndërsa fermeri i tha që dje ka qenë një ditë shumë e shenjtë për të. Ai tha që nuk donte të merrte pjesë në një lojë që ishte e influencuar gabimisht dhe ka zgjedhur të qetësohet. Më tej, Nur e ka sqaruar fermerin që nuk e ka ditur kuptimin e fjalës hipokrit.

Pjesë nga biseda:

Nur: Pse u preke dje o Basta, pse u acarove me mua?

Big Basta: Dje ka qenë një ditë shumë e shenjtë për mua. Nuk jam kundra mendimeve që ti ke për mua

Nur: Nuk kam mendime të këqija për ty

Big Basta: Nuk doja të merrja pjesë në lojëra të influencuara gabimisht, nuk e gjeta më veten aty kështuqë zgjodha të qetësohem.

Nur: Unë nuk e di se çfarë do të thotë fare hipokrit

Big Basta: Unë nuk kam ndërhyrë ndonjëherë në mendimet e tua për njerëzit, të kam respektuar si lojtare si femër

Nur: Nëse unë kam një mendim për ty vij e ta them ty nuk flas nëpër cepa, se mua më kanë provokuar të flas për ty dhe për Esterin por unë nuk flas

Më pas Basta i tha Nur që është një lojtare e fortë. Ai i tha se “ty të ka ardhur droni më i bukur në Fermë dhe kuptohet çfarë familje shembullore ke”.

Më tej, ata kanë folur edhe për faikrët, ku Big Basta tha se “ata ishin kënaqur shumë”.