“Nuk të pranojmë, ik te grupi tjetër”/Erandi hedh batuta me Big Bastën: Kështu bëjnë shokët si ty?
Pas një mëngjesi të ngarkuar me punë të ndara me kujdes nga kryefermerja e javës, Ester, fermerët janë mbledhur për të kaluar një moment të përbashkët relaksi dhe ushqimi. Puna në stallat dhe ambientet e brendshme të fermës është përmbyllur me sukses.
Me urdhër të kryefermeres, Elinara ka marrë përsipër përgatitjen e një mëngjesi të bollshëm për të gjithë fermerët e fermës. Ajo është angazhuar me përkushtim në kuzhinë, duke treguar se përveç kujdesit për veten, ka edhe aftësi të shkëlqyera në gatim.
Në këtë përgatitje nuk ka qenë vetëm. Ylli, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, është përfshirë aktivisht në kuzhinë, duke kontribuar në përgatitjen e ushqimit. Edhe Frederiku ka dhënë një dorë, duke ndihmuar Elinarën dhe duke treguar gatishmëri për të përmbyllur me sukses çdo detyrë që i caktohet.
Por gjatë mëngjesit nuk ka munguar edhe batutat mes njëri tjetrit me nota kunjash si gjithmonë. Ka qënë Erandi këtë herë që është drejtuar Big Bastës “çfarë shoku je ti, ik nga grupi tjetër”. Tashmë e dimë se ferma është ndarë në dy grupe ku kunjat ndaj njëri-tjetrit çdo ditë janë të pranishme.