“Nuk prononcohem për gatim”, debat me Albës dhe Andreas: Nuk dua t’i shtoj punë vetes!
Një debat ka shpërthyer mes Albës, Andreas dhe Big Mamës në lidhje me gatimin. Ishte Andrea ai i cili e pyeti Albën nëse di të gatuajë, ndërsa fermerja i tha se nuk do të prononcohet për këtë pjesë, pasi nuk do t’i japë shumë punë vetes. Ndërkohë, ka ndërhyrë Big Mama teksa i tha se nuk janë shërbyeset e saj. Fermerja tha me ironi se ngopet me aromën e fermerëve dhe të ushqimeve.