“Nuk mundem më” Keisi e indinjuar: Menduan se më vranë
Ditën e sotme Keisi ka zhvilluar një bisedë me Ronin, teksa ky i fundit e ka ngushëlluar në lidhje me situatën e krijuar mes Limit dhe fermerëve të tjerë. Ajo i tha Ronit se ishte shumë e mbushur dhe kishte nevojë të qante. Keisi si duket është shumë e zhgënjyer nga Limi pasi ky i fundit ka mbrojtur Albën, ndërsa iu ka kthyer fermerëve se po e bjënë me trauma. “Jam shumë e mbushur por nuk dua ta jap veten se të gjithëve u bëhet qejfi. Limi ishte ai që thoshte dje se e keni bërë me trauma (për Albën), ndërsa ajo kërcen sot, ndërsa unë rri këtu. Nuk ja ke idenë sesa dua të qaj dhe të lirohem, por po e mbaj veten”, tha Keisi.