loading

Nuk më vendos njeri kushte/ Alba-Limit: Përderisa jemi në një lidhje bashkë…

 

Marrëdhënia mes çiftit Alba dhe Limi duket se ka hyrë në një fazë të tensionuar, ku debatet dhe keqkuptimet po e vështirësojnë bashkëjetesën në fermë. Gjatë ditës së sotme, një batutë e Limit drejtuar Albës, teksa Ester ishte duke përgatitur brumin, u kthye në pikënisjen e një debati të hapur mes dyshes. “Hajde mëso si bëhet brumi”, ishte komenti i Limit, që nuk u prit mirë nga Alba, duke sjellë një përplasje të fortë verbale.

Limi e vazhdoi bisedën duke i thënë Albës: Mua nuk më vendos dot kushte dhe nuk më ndan dot nga shoqëria,” duke ngritur pikëpyetje mbi kufijtë e xhelozisë dhe ndërhyrjes në shoqërinë e tij me banorët e tjerë. Alba, nga ana e saj, u shpreh se nuk ka reaguar në shumë situata, por se ndjen presion dhe se “nuk duhet të shtypet nga askush.”

Debati kulmoi me përmendjen e një emri të tretë: Keisit, që sipas Albës është shpesh burim tensioni dhe ngacmimesh të nënkuptuara. Limi reagoi duke thënë se nëse Keisi nuk e pengon Albën, atëherë nuk duhet të ketë as përplasje mes tyre. “Gabimi yt është se fut të gjithë në një thes. Nuk di të ndash të dashurin nga shoku dhe armikun nga miku,” është shprehur ai, duke vijuar me kritika mbi mënyrën se si, sipas tij, Alba po e menaxhon këtë marrëdhënie. Ai i kujtoi edhe momentin me Estern, duke sugjeruar se edhe aty xhelozia ka ndikuar.

“Ti ke xhelozi femërore dhe nuk i ndan dot situatat. Ruaj qetësinë dhe tregoju më femërore, ndoshta kështu nuk do më humbasësh,” ishte përfundimi i Limit, duke e lënë të hapur çështjen e qëndrueshmërisë së lidhjes së tyre. Ky debat ka shtuar ndjeshëm dinamikat emocionale në fermë dhe mbetet për t’u parë nëse çifti do të arrijë ta zgjidhë këtë krizë apo nëse tensioni do të ndikojë në ecurinë e përbashkët brenda shtëpisë së fermës.