loading

“Nuk më ka shkuar mendja që do ndodhte kjo”, Andrea ende nën emocionet e dasmës

Spektakli i mbrëmjes së djeshme në Ferma VIP solli një nga momentet më të paharrueshme në historinë e formatit: fermeri Andrea mori surprizën më të bukur të jetës së tij, ai u martua me nusen e tij në një ceremoni emocionuese që u zhvillua në mes të Fermës.

Dasma, e organizuar me shumë kujdes dhe dashuri, u kthye në një festë të vërtetë, ku gjithë fermerët morën pjesë, duke ndarë gëzimin dhe emocionet me Andrean, bashkëshorten e tij dhe dy vajzat. Në një atmosferë të mbushur me lot gëzimi, muzikë dhe duartrokitje, Andrea kurorëzoi dashurinë e tij, duke e kthyer këtë natë në një kujtim që do ta mbajë për gjithë jetën.

Emocionet nuk kanë munguar as të nesërmen. Teksa po bisedonte me Esterin, Andrea u shpreh i prekur nga gjithçka kishte përjetuar një natë më parë.

“Emocione të papërshkrueshme, nuk më shkoi mendja fare që do të ndodhi kjo, nuk e di si e ka pritur Gerta kur ja kanë thënë në fillim”, tha Andrea i emocionuar. Ndërkohë Ester e cila ishte pranë fermerit tha që ata nuk i kishin parë motrën dhe mamin e Andreas teksa shtoi se i kishte thënë Anduelit që “imagjino të vijnë mami dhe motra Andreas” dhe kur i ka parë është gëzuar shumë.

Ky moment i veçantë është një tjetër dëshmi se Ferma VIP është më shumë se një lojë – është një udhëtim emocional, ku surprizat, dashuria dhe njerëzillëku bëhen pjesë e pandashme e përvojës.