“Nuk mbaj afër tipa që…”, Limi i acaruar me Albën: Kujton ti që do të të kisha marrë unë…
Vijon sërish me zënka dhe inate marrëdhënia e çiftit të Fermës, Limi-Alba.
Një sherr i mëngjesit, duket se nuk ka marrë akoma fund. Limi i tha Albës që tipat që i prishin ditën dhe nuk e lënë të hajë as bukë nuk i mban afër vetes dhe nuk i do fare. Ndërsa, Alba i tha fermerit që se edhe ai nxitohet në lidhje me fermeren teksa u shpreh që fjalën që sduhet e thotë të parën.
Pjesë nga debati:
Limi: Unë kështu lloj tipash nuk mbaj afër në jetën time, që më prishin ditën, natën, stë lënë të hash bukë, s’të lejnë të jesh vetvetja
Alba: Unë s’të kam lënë të hash bukë
Limi: Që më imponojnë dhe më fusin në disa tema dhe disa vorbulla që unë nuk i shoh fare. Nuk i dua fare këtë lloj njerëzish. Kujto ti që do të të kisha marrë unë…
Alba: Pse edhe ti fjalën e fundit e thua të parën. E dyta në rast se nuk do stres pse dyshon te unë në çdo situatë që ka ndodhur
Limi: Tani qenkam unë dyshuesi