loading

“Nuk i’u del e keqja…”/ Për kë po bisedojnë fermerët?

Pas përplasjes së fundit mes Erandit, Anduelit dhe Andreas në fermë, situata nuk ka kaluar pa u vënë re nga të tjerët. Big Basta dhe Ylli, dy nga fermerët të fermës, kanë marrë gjithashtu pjesë në diskutimet e ndezura që pasuan.

Ylli, i cili ka qenë gjithmonë një vëzhgues i kujdesshëm i ngjarjeve, ka vendosur të afrohet me Big Bastën dhe të ndante shqetësimin e tij lidhur me përplasjen që ndodhi në kuzhinë. “Je i rrezikshëm,” i tha Ylli Big Bastës, duke aluduar për tensionet që mund të shkaktohen nga komentet dhe veprimet e tij të drejtpërdrejta.

Pak pas këtij komenti, diskutimi është ndezur edhe më shumë, kur Erandi iu bashkua debatit. Ai iu drejtua Big Bastës, duke i thënë: “Nuk iu del e keqja”. Sapo ka dëgjuar fjalët e Erandit, Ylli ka ndërhyrë menjëherë, duke e ftuar të mos bjerë pre e provokimeve tëfermerwve tw tjerw pasi ai wshtw artist dhe njeri mw shumw vlera.

Big Basta, që ishte i ulur afër tavolinës, ka reaguar duke thënë se ai do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij për të ruajtur rendin dhe paqen në fermë. “Doli diçka shumë e bukur,” tha ai, duke përmendur se ndoshta tensionet e mëdha janë një shenjë se diçka e re do të lindë nga ky debat.

Erandi, nga ana tjetër, ka përpiqur të qetësojë situatën, duke thënë: “Tani është vonë shumë,” duke lënë të kuptohet se ndoshta ishte shumë vonë për të shmangur pasojat e tensioneve.

Ylli ka mbyllur diskutimin me një paralajmërim: “Mos bini pre e provokimeve të tyre,” duke iu drejtuar Erandit dhe të tjerëve që mund të ishin të pranishëm.