loading

“Nuk i mbaj mend ndonjëherë mamin dhe babin…”/ Nenna dhe Ylli i hapin zemrën njëri-tjetrit: Ja pse u ndanë prindërit e mi

Teksa po qëndronte në oborr me Big Bastën dhe fermeren e re Nenna, Yli ka hapur zemrën teksa ka folur në lidhje me ndarjen e prindërve të tij.

Edhe Nenna ka treguar detaje nga jeta e saj, ku fermerja e re konfirmoi gjithashtu që prindërit e saj janë të ndarë dhe shkaku sipas saj është gruaja aktuale që i ati ka.

Më tej, Ylli ka shprehur edhe një “dëshirë” që do që të dy prindërit t’i vijnë surprizë në Fermë.

“Dëshira ime më e madhe është që ata të vijnë këtu, le të jenë të ndarë njëri në një anë e tjetri në anën tjetër bësoj që e meritoj këtë surprizë.

Dy herë që unë jam lumturuar dhe prindërit e mi janë lumturuar ka qenë kur kemi shkuar te gjyshi dhe ato bënin batuta dhe ngacmime me njëri-tjetrin. Dhe një moment tjetër ka qenë për ditëlindjen e kushërirës time dhe ka qenë gjithashtu edhe hera e parë që e kam parë mamin tim në makinë me babin në vendin e parë”, tha ndër të tjera Ylli.