loading

“Nuk e shes veten”/Alba-Yllit: Për 1000 euro unë e bëj punën

Në fermë debatet nuk kanë të ndalur dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është përplasja mes kryfermerit të javës, Yllit, dhe Albës. Pas ndarjes së detyrave të ditës, jo të gjithë fermerët janë treguar bashkëpunues. Një nga më të zëshmet ka qenë Alba, e cila ka refuzuar të zbatojë udhëzimet e Yllit, duke sjellë një moment tensioni të fortë në fermë.

Gjatë një shkëmbimi fjalësh, Alba i është drejtuar Yllit me fjalët: “Paguaj dhe ta bëj unë punën, të jap 1 mijë euro,” një koment që Ylli e ka marrë si ofendim personal. Ai ka reaguar me qetësi, por i prekur: “Ajo ishte shaka nga ana ime. Nuk kam ardhur të punoj për lekë.”
Ndërkohë Alba u shpreh: “Unë kështu funksionoj jashtë  kur nuk e bëj diçka, paguaj që të bëhet.”
Ylli reagoi sërish: “Nuk shes veten, nuk bëj punë për lekë këtu. Ti mendon se e bëj për 1 mijë euro?”
Alba, me ton sfidues, u përgjigj: “Unë do ta kisha bërë për aq.”

Pas këtij dialogu, Ylli doli i revoltuar nga dhoma, i zhgënjyer nga mungesa e respektit ndaj rolit të tij si kryfermer. Ndërkohë, atmosfera ndryshoi papritur kur Alba, Andueli dhe Andrea u përfshinë në një lojë me jastëkë, duke lënë pas tensionin. Por konfliktet nuk mbaruan këtu. Nur, e cila ka pasur përplasje të mëparshme me Albën, i tha: “Çohu nga krevati im,” në një tjetër moment tensioni. Ndërkohë, Nenna e përfshiu Albën në një “diss” muzikor, duke shtuar edhe më shumë zjarr në situatë.