“Nuk e kam për ty duartrokitjen”, Erandri krijon batuta me kafshët
Pas ndarjes së detyrave nga kryefermeri i javës, Ylli, fermerët janë shpërndarë menjëherë nëpër stallë për të nisur ditën e punës. Të parët që kanë zbritur drejt stallave kanë qenë Andrea dhe Andueli. Andrea, si gjithmonë me shpirt lozonjar, e nis ditën me përkëdhelje për lopët, duke iu thënë: “Të vdes unë për ty, shiko si e mban kokën lart”. Pas humorit, vjen puna dyshja përkushtohet në pastrimin e stallave dhe ushqimin e kafshëve.
Ndërkohë, në anën tjetër të fermës, në stallën e dhive, janë Erandi dhe Big Basta. Big Basta merret me pastrimin e stallës, ndërsa Erandi, si zakonisht, sjell atmosferë me batuta dhe komunikim plot humor me kafshët. Pasi përfundon aty, Erandi vazhdon duke larë edhe stallat e lopëve dhe të dhive. Fermeri Limi është angazhuar me ushqimin e kafshëve, duke hedhur barin për kafshët. Pasi mbaron, ai pyet kryefermerin nëse mund të marrë vezët në kotecin e pulave. Pas miratimit nga Ylli, ai niset drejt kotecit.
As kryfermeri vetë nuk ka qëndruar pasiv Ylli është parë duke ushqyer gomarin e fermës, duke i siguruar një mëngjes të plotë. Në fund, ndërsa dita vazhdon, Frederiku, Erandi, Limi, Big Basta dhe vetë Ylli largohen nga stallat, të shoqëruar nga meloditë e këngëve që Frederiku këndon, duke i dhënë fermës një atmosferë pozitive dhe energjike.