“Nuk dua t’i jap më vëmendje”, Big Basta flet me Ester për Andrean dhe Anduelin
Big Basta dhe Ester kanë kaluar kohë së bashku në verandë. Fermeri e pyeti Esterin se çfarë mendimi ka për një muaj qëndrim në Fermë, ndërsa ajo tha se ka qenë një muaj shumë i bukur.
Më tej ajo ka ironizuar edhe fermerët, teksa tha se njerëzit që në fillim shaheshin tani përqafohen.
E pyetur nga Esteri, Big Basta ka folur në lidhje me marrëdhënien e tij me Anduelin dhe Andrean. Ai u shpreh që nuk do t’i japë më vëmendje, por thellë thellë ata janë njerëz të mirë.
Pjesë nga biseda:
Big Basta: Çfarë mendimi ke për këtë një muaj
Ester: Një muaj shumë i bukur, intensiv, shumë gjëra kanë ndodhur. Njerëz që në fillim shaheshin tani përqafohen
Big Basta: Do bëhen me fëmijë (qesh)
Ester: Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë
Big Basta: Luftrat e të tjerëve janë të tjerëve
Ester: Nuk po flas për të tjerët po flas për Ester
Big Basta: Po pra edhe unë po flas për Bigun
Ester: Kë ndjen më afër vetes, që ndihesh rehat
Big Basta: Me të gjithë, por a zgjedh unë të bëj muhabet
Ester: Këtu ka ngacmime, psh siç ngacmohet Andueli me ty ose Andrea
Big Basta: E bëjnë për vëmendje, por nuk dua t’i jap më vëmendje është zgjedhja ime ajo. Mjaftuan dy Prime për t’iu kthyer përgjigje. Por e bëj nga e mira që nuk dua të penalizohen. Por e di që thellë thellë nuk janë njerëz të këqinj.
Ester: Absolutisht