loading

“Njeriu i së ardhmes”, grupi i Erandit shpjegojnë instalacionin për sfidën e Agait

Sfida e Agait është kryer gjithashtu nga grupi i Erandit, Frederikut, Elinarës, Anduelit dhe Andreas. Ata kanë krijuar një instalacion të cilin kanë vendosur ta quajnë “Njeriu i së ardhmes”. Më tej, Frederiku dhe Erandi kanë shpjeguar me kujdes domethënien e instalacionit duke treguar se nëse vijojmë të mos kujdesemi për planetin, do të kemi ilaçe në vend të ushqimeve. Ndërsa si ushqim ato kanë përgatitur një pjatë me sallatë bio. “Pjata është Toka që nuk riciklohet. Dhe këto janë ushqimet që do të kemi pas 20 vitesh nëse nuk bëjmë kujdes. Ilaçe, do të marrim frymë me shiringë edhe do na dëmtohen buza gje gjuha”, tha Erandi.