loading

“Njëri ta tërheqi…”/ Fermerët mbulojnë serat

Teksa po rrinin në oborr, Andrea po tentonte të mbulonte serën. Ai ka kërkuar edhe ndihmën e fermerëve, ndërsa Andueli dhe Frederiku shkuan për ta ndihmuar. Por Limi nuk është çuar të shkojë për ta ndihmuar dhe kjo gjë duket se ka bërë xheloze Albën pasi fermeri po rrinte me Nennen. Këtë shqetësim Alba ia shprehu dhe Esterit.

“As Andreas nuk i shkoi për ta ndihmuar”, tha Alba teksa në sy shihej qartë që nuk ndihet mirë. Ester i tha Albës që duhet të rrijë e qetë dhe të rregullohen.

Andueli, Frederiku dhe Ylli i shkuan në ndihmë Andreas për mbylljen e serës. Të katërt në grup kanë mbyllur serën me plastmasin e saj.

Edhe pse me vështirësi, ata arritën ta mbyllin serën ndërsa i ndihmoi edhe Limi.