loading

“Njerëzit mendojnë se…”, Luana Vjollca hap natën e shtatë të Ferma Vip 2

Moderatorja bukuroshe Luana Vjollca ka hapur mbrëmjen e shtatë të Ferma Vip2 live. Teksa ka përshëndetur dy opinionistët Zhaku dhe Kastro, moderatorja përshëndeti gjithashtu publikun e mrekullueshëm, ku njëzëri ato brohorasin emrin e saj. “Ky është takimi ynë i shtatë, edhe sa shumë ka mbetur. Ka punë Ferma. Frymëzimi për të bërë gjëra të bukura duhet të jetë i paevitueshëm. Natyra dhe negativiteti nuk lidhen dot bashkë me njëra-tjetrën. Ferma Vip nuk  do e përkrahë kurrë dhunën dhe bullizimin. Sonte është një natë serioze se fermerët nuk po na mundësojnë një natë më të qeshur”, tha moderatorja. Më tej, Luana shpjegoi se çfarë pritet të ndodhë sonte në Ferma Vip.