Një zarf mbërrin te shtëpia e fakirëve, Agai i vendos ata përballë një sfide
Teksa fermerët e shtëpisë së fakirit po shijonin qetësinë dhe atmosferën e ngrohtë mes tyre, një zarf i papritur ka mbërritur nga Agai dhe me vete ka sjellë një sfidë që mund të ndryshojë rrjedhën e qëndrimit të tyre te shtëpia. Zarfi u lexua nga kryefermer Ylli, i cili këtë javë ka rolin drejtues këtë javë. Ai i njoftoi fakirët se Agai po u jep një mundësi të artë: të rikthehen në pjesën kryesore të fermës dhe të bashkohen me fermerët e tjerë. Por kjo nuk do të ndodhë kaq lehtë më parë duhet të përmbushin një sfidë simbolike .
Sipas udhëzimeve të zarfit, fakirët duhet të përdorin vetëm grushta me grurë për të mbushur një peshore, duke provuar kështu vendosmërinë dhe bashkëpunimin e tyre. Sfida, edhe pse duket e thjeshtë, kërkon durim, përqendrim dhe koordinim. Të gjithë janë në pritje: a do t’ia dalin fermerët e fakirit ta përmbushin sfidën dhe të zhvendosen në fermën e madhe dhe se si ata do bashkëpunojnë për zhvillimin e sfidës?