loading

Një tjetër eliminim nga finalja e Ferma VIP 2! Big Mama apo Big Basta, cili nga finalistët e humbi mundësinë për të fituar çmimin e madh?

Big Mama është e eliminuara e dytë e finales së Madhe të Ferma Vip, duke humbur në këtë mënyrë mundësinë për të marrë çmimin e madh.

Me vota e publikut Big Mama rezultoi më pak e votuar se Big Basta. Dy Big-ët shkuan në televotim pasi humbën sfidën, duke u rënditur pas Andreas dhe Anduelit.

Luana: Big Basta dhe Big Mama jam me ju. Pa humbur kohë po nis, finalisti më pak i votuar, që largohet në këtë moment nga gara për çmimin e madh është  Big Mama.

Më herët Big Mama arriti të shpëtojë, pasi mori më shumë vota se Erandi gjatë televotimit të parë. Tashmë në garë për çmimin e madh mbeten Andrea, Andueli dhe Big Basta.

Ju Rekomandojmë