loading

“Një femër shkatërroi familjen tonë”/ Nenna bën rrëfimin prekës, fermerja surprizohet nga motrat e saj në Fermë

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme të Ferma VIP2, ishte radha për një tjetër surprizë. Tani radhën për të dhuruar emocione ishte Nenna. Fermerja rrëfeu historinë e jetes së saj, që solli emocione shumë të forta ku nuk munguan as lotët.

Në klipin e jetës, Nenna ka rrëfyer disfatat dhe ulje ngritjet që i ka sjellë jeta. Ndër të tjera, fermerja ka rrëfyer se prindërit e saj janë ndarë pasi një femër tjetër ka hyrë në jetën e babait të saj.

Pjesë nga biseda:

Luana: A të ka marrë malli për dikë?

Nenna: Po për motrën e vogël.

Luana: Si quhet motra e vogël?

Nenna: Suela.

Nenna ka rrëyer historinë se si e ka marrë emrin e saj të vërtë i cili është Zylfie. Ajo tha se gjyshi i saj i ka vënë emrin e gruas me të cilin pati të gjithë fëmijët, pasi ai ishte martuar katër herë.

Nenna tregoi se kur gruaja e re e babait erdhi në shtëpi, nëna e saj bashkë me fëmijët u larguan nga shtëpia, çka solli më pas përplasje mes dajave të saj dhe babait, ku u përdorën edhe armët.

Gjithçka po shkonte mrië, deri sa një femër ndërhyri në jetën tonë. Ajo la familjen e saj, babai i bleu shtëpi, makinë asja femre, po insistimi i saj ishte të vinte në shtëpinë tonë. Prindët vendosën të dnahen kur ajo erdhi të vijë te ne. Pas 25 viteve martesë ata u ndanë. Dajat ndërhynë, ata e thërritën në telefon. Dajët e mi nuk u ndalën deri sa erdhi puna, ku babai me dajën e plagosi në sytë e mi me 5 plumba. Pastaj babai im përfundoi në burg. E lamë atë shtëpi, kërkuam shtëpi me qera. Dolëm vetëm me rroba trupi. Arritëm në pikën ku nuk kishim as bukë me ngrënë, kam lyp bum për qen aty ku punoja dhe i merrja”, tregoi Nenna mes lotësh.

Më tej ajo tha se u nis në Gjermani për t’i siguruar një shtëpi nënës. Fillimisht Nenna tregoi filloi punë me ndërtim. Ajo tha se ka dhe një vëlla të vogël por nuk e ka parë asnjëherë, ndërsa e ka marrë malli shumë për babain, pasi ka shumë vite pa e parë.

Pas rrëfimit përlotës Nenna u përball me një surprizë mjaft të bukur. Motrat e saj Nita dhe Suela e prisnin brenda shtëpisë së Njishit.

Motra e madhe Nita i dha ddisa këshilla Nennes që të jetë më diskrete sa i përket historisë familjare.

Ju Rekomandojmë