loading

“Një duhet të punojë këtu”/ Nur-Yllit: Nuk janë sëmurë, dje gjithë natën kanë pirë birra

Pas një mëngjesi të tensionuar, me batuta dhe kunja mes fermerëve, dita në fermë ka hyrë në ritmin e zakonshëm të punëve. Fermerët, pasi përfunduan kafenë, janë shpërndarë nëpër detyrat e tyre, por jo të gjithë janë gati për t’u angazhuar. Ndërkohë që fermerja Nur ishte në kuzhinë, e përqendruar në përgatitjen e bukës, kryefermeri Ylli iu afrua me një ton shqetësues. Biseda e tyre zbuluan  se dy nga fermerë Alba dhe Limi janë sëmurë dhe nuk merren dot me punët në fermë.

Pjesë nga biseda e tyre:

Ylli: “Janë sëmurë punët, kush do t’i bëjë?”
Nur: “Kush është sëmurë?”
Ylli: “Alba dhe Limi janë të dy sëmurë.”
Nur: “Nuk janë sëmurë, kanë qenë mbrëmë gjithë natën duke pirë birra.”

Kjo bisedë e shkurtër, hedh dritë mbi një problem që ka filluar të ndikojë ecurinë e përditshme të fermës. Nga njëra anë, Ylli si kryefermer përpiqet të ruajë rregullin dhe të sigurojë që detyrat të përmbushen; nga ana tjetër, Nur vë në dyshim arsyet e mungesës, duke sugjeruar se mosangazhimi i disa fermerëve nuk lidhet me shëndetin, por me papërgjegjshmërinë.