Një bisedë zemre mes Yllit dhe Big Bastës: “Nuk jam ushtari i askujt, kam ardhur vetëm dhe do dal vetëm”
Mesditën e sotme në fermë, një bisedë e sinqertë u zhvillua mes Yllit dhe Big Bastës një prej banorëve që shpesh perceptohet si figurë e qetë dhe mbështetëse për të gjithë fermerët. Në këtë moment reflektimi, Ylli ndau ndjenjat e tij me Bastën, duke treguar se po e ndien mungesën e familjarëve jashtë.“Më ka marrë malli për familjen,” u shpreh ai me sinqeritet. Ylli theksoi pozicionin e tij në lojë: “Nuk jam ushtari i askujt,kam ardhur vetëm dhe do të dal vetëm. Pranoj vetëm respekt.” Big Basta, i cili njihet si një ndër të paktët banorë që ruan marrëdhënie të mira me të gjithë dhe është shpesh një pikë referimi për biseda të thella, e dëgjoi me vëmendje dhe i ofroi një këshillë me vlerë:“Duhet të rrethohesh me energji pozitive.”Ai vijoi duke i shpjeguar Yllit se, pavarësisht tensioneve apo situatave që ndodhin në fermë, ato nuk janë shumë të ndryshme nga përditshmëria jashtë, duke i ofruar Yllit një këndvështrim më të qetë dhe më strategjik për të përballuar sfidat në fermë.Ky moment tregoi edhe një herë se përtej lojës, intrigrave dhe dinamikave të zakonshme, ka vend për biseda të vërteta dhe lidhje njerëzore të thella.