“Nga shoqëria e Nur në Dubai”/ Fermeret suprizohen nga parashuta
Qielli sërish ka sjellë emocion në fermë, këtë herë me një parashutë të veçantë që u bë shkak për një moment të paharrueshëm. Në mesditë, të gjithë sytë u drejtuan lart, kur një parashutë me një mesazh të veçantë, u afrua ngadalë në ambientet e fermës. Këtë herë, ishte radha e Nurit që të surprizohej, por jo vetëm ajo gjithë vajzat e fermës u përfshinë në emocionin e momentit. Mesazhi kishte ardhur nga shoqëria e Nurit në Dubai, një kujtim dhe përshëndetje nga larg që u kthye në një përqafim të madh :
“Përshëndesim të gjitha femrat e fermës nga Dubai. Shoqëria e Nurit. Nur, je më e mira!” Nur, e emocionuar, nuk i fshehu falënderimet. Në krah të saj u bashkuan me buzëqeshje dhe brohorima edhe Keisi, Alba, Big Mama, Elinara dhe Ester të cilat ndanë entuziazmin e një surprize që nuk kishte vetëm mesazh personal, por një thirrje të bukur për unitet femëror.
Atmosfera u ndez mes duartrokitjesh dhe përqafimesh, ndërsa djemtë e fermës, si një shenjë mbështetjeje, u bashkuan me komentet pozitive:
“Bashkë jeni më të forta!” u dëgjua, duke përforcuar ndjesinë e respektit dhe solidaritetit në fermë. Ky moment vërtetoi edhe njëherë se, përtej sfidave dhe ritmit të punëve, fermën e mban gjallë emocioni, kujdesi dhe dashuria që vjen nga jashtë dhe që i bashkon të gjithë brenda.