loading

Nga divorci me gruan te marrëdhëniet me vajzat, Erand Sojli ndan historinë e jetës së tij

Erand Sojli, një nga personazhet më të pëlqyer të shqiptarëve i cili tashmë është pjesë e Ferma VIP, ka ndarë me publikun historinë e jetës së tij. Ai ka rrëfyer se prej tre vitesh është i divorcuar nga gruaja e tij Rina, por megjithatë marrdhënia mes tyre mbetet e mirë dhe respekti po ashtu. Erandi rrëfeu gjithashtu se ai ka dy vëllezër dhe një motër me të cilët po ashtu ka marrëdhënie fatastike, por sërish pika e tij e dobët mbetet motra Irisi, e cila tashmë është në luiftë me një sëmundje të rëndë. Një histori me dhimbje, por dhe me mesazhe të forta nga ana e Erandit, i cili në çdo moment vinte theksin te ringritja, te gjetja forcë brenda vetes për tu bërë njeri më i mirë, më i dashur, por edhe më i fortë. Sipas tij në jetë nuk ka rëndësi se si bie, e rënësishme është ngritja. Pjesë nga biseda: Luana: Erand çfarë ke? Erandi: Nga profesioni kuptoj që duhet të ketë diçka. Luana: Jo mos u shqetëso, dua thjesht të flasim dhe të dëgjojmë një rrëfim që e ke ndarë me ne. Si kanë qenë këto ditë te Ferma? Erandi: Akoma i hutuar jam, nuk më ka ndodhur ndonjëherë që të ndalem nga çdo gjë që më rrethon, nga njerëzit e mi të dashur nga të gjithë. Luana: Meqë përmende njerëzit e dashur për këtë ka marrë malli? Erandi: Nuk i ndaj dot, janë shumë. Jam i sigurtë që kushdo që të jetë është i rëndësishëm. Merakun e kam te motra për shkak … Historia e Erandit: Më thua shpesh se do ikësh. Thonë se njeriu kur lind dhe vdes është gjithmonë një. Kënga është “Eja dhe ti në trenin tim”, këngën e kam bërë me vëllain tim Leonardin. Edhe Irisi vetë nuk e kishte dëgjuar, pastaj më tha e këndojmë bashkë e më tregoi që kishte kancer agresiv. Amerika mbeti faktikisht. Gocat u mërzitën javën e parë. I kishin thënë të shkolla që gënjen, se ajo kishte thënë që e kam mamin dhe babin aktorë. Jemi ndarë, kemi tre vjet. Kishte mbaruar por se kishim kuptuar. E provuam të ribashkohemi, por e kupton që është të rrafësh ujë në haca kot. Gocat janë mësuar, e dinë që divorci nuk është problem. Gocat filluan të qeshin se s’më imagjinojnë dot duke pastruar bajgat. E madhja studion biologji, e vogla gjimnaz. Jam në një moment të jetës time sa i mirë aq i luhatshëm. Më ka marrë malli shumë për të gjithë. Kam dy vëllezër, një vëlla dhe një motër nga babi dhe një nga mami. Është i vetmi person që mi di të gjitha. I them që të bëhet e fortë dhe t’ia dali. Luana: Po të shohim për herë të parë në një realty show ku je 100% ti. Si janë marrëdhëniet e tua sot me ish-bashkëshorten? Erandi: Normal, e respektojmë njëri-tjetrin. Kemi komunikim. Na bashkojnë dy fëmijët. Kemi kaluar gjysëm jete shumë të mrië, kemi qenë mbështetje. Unë kam menduar më shumë për pjesën e jashtme, ajo më shumë për familjen dhe kështu e kishim stabilizuar në një farë mënyre jetën, komunikojmë kur na duhet. Natyrisht është një gjë që mund t’i ndodhë gjithkujt, nuk është një gjë e mirë. Por neve jemi përballur në historitë tona familjare si unë si Rina, gjej momentin ta përshëndes, pra kemi patur histori të tilla. Në kohën e diktaturës në historitë familjare me halla, me xhaja dhe për shkak se kemi qenë njerëz të mirë, na kanë dashur por nuk i kanë rezistuar presionit politik. Janë ndarë, janë rimartuar, e rëndësishme në këtë jetë është rifillimi. Nuk është e rëndësishme rënia, por ngritja. Dhe të ngrihesh jo në mundin dhe sakrificate  të tjerëve, por mbia të dhimbje. Luana: Nëse do ktheje kokën pas do bëjë diçka ndryshe? Erandi: Jo, asgjë. Luana: Gocat si e kanë përjetuar? Erandi: Gocat natyrisht janë rritur me ne, janë rritur në ambiente të tilla. Janë mësuar se dhe unë kam patur dy nëna dhe dy baba. Divorcet në familjet tona nuk kanë qenë tragjike, popr kemi patur histori që shkojnë dhe vijnë. Në momentin që jemi dashuria është, dmth mbaron dashuria por mbetet respekti. Luana: Faleminderit që ndan mesazhe të tilla.

Ju Rekomandojmë