loading

“Nëse unë të prek, t’i ngrej qimet përpjetë…”, Luana Vjollca godet me deklaratën e saj në gjysmëfinalen e Ferma Vip 2

Teksa na ndajnë vetëm 4 ditë nga finalja e madhe e e edicionit të dytë të “Ferma Vip” nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe mbrëmja e sotme është gjysmëfinalja ku do të mësojmë se kush do të jenë finalistët zyrtarë.

Edhe kjo e hënë ka nisur plot pozitivet dhe humor nga moderatorja e spektaklit, e cila nisi programin me një fjalim epik drejtuar vetes me autoironi.

“Shumë shpejt kjo eksperiencë do të mbetet një kujtim i bukur për ta… dhe do të jetë një histori për t’u treguar… një histori sesi u sfiduan… sesi qeshën… sesi u emocionuan, debatuan, qanë, dashuruan. Thënë kjo, po vras mendjen: si do të më kujtojnë mua?

Si ajo që fliste për veten me siguri?! Mos u ankoni më, se kam kohë që nuk them as çerek fjale për vete… kanë folur të tjerë për mua dhe meqenëse dashamirësit ma kanë kërkuar, po dal në temë, se boll mungesë kam bërë me ato perlat e mia spontane. Jeni gati?

Unë nuk jam si flladi.

Jam si erërat e forta.

Nëse unë të prek…

Ti ngre qimet përpjetë”, përfundoi Luana, teksa mori sërish komplimente nga opinionstët e spektaklit, Zhaku dhe Kastro Zizo.

Çfarë nuk pritet të ndodhë sonte në këtë gjysmë-finale ndaj çdo gjë mbetet për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouTube.

Ju Rekomandojmë