“Nëse Limit i teket të të puthë, ti hidhesh direkt në krahët e tij”, Kastro komenton ndjenjat e vajzave për fermerin: Më e fituara është Ester
Kastro Zizo ka diskutuar xhelozinë mes fermerëve për Limin dhe Yllin. Gjatë komentit opinionisti i Ferma VIP 2, Kastro Zizo ka evidentuar faktin se njëra prej konkurenteve është më e fokusuar te Limi edhe pse duket sikur nuk i intereson. Ai tha se fermerja më e lënduar është Nur, ndërsa më e fituara në këtë mes është Ester. “I pari i lënduar në të gjithë këtë grup është Nur. Në momentin e parë që limit i teket të të puthë ti je e gatshme. I lënduari tjetër është Limi, pasi i dolën në pah disa ndjenja më të mëdha për Esterin. Ylli është i lënduar gjithashtu. Më e fituara në këtë 4-5 njerëz është Ester”, tha Kastro. Më tej, ndërhyn Nur, e cila thekson se Limin e ka shok, dhe nuk mund ta humbasë për shkak të Esterit. “Unë s’jam e lënduar aspak. Esteri e di që unë dhe Limi jemi shokë. Dhe unë nuk e humb dot Limin si shok për Esterin. Uën nuk jam e lënduar”, tha Nur. Kastro tha se i qëndron asaj që tha në lidhje me Nur dhe Limin. “Unë e shoh te kanalet Ferma 1 dhe Ferma 2 në Tring, asgjë nuk qëndron nga ato që thua, unë i qëndroj atij mendimi se nëse Limit i teket të të puthë, ti je e tija direkte”, tha Kastro.