Nenna pastron fermën/ Big Mama gatuan në kuzhinë
Ashtu si në stalla, punët vijojnë edhe në fermë. Të ndara nga kryefermerja e javës Ester të gjithë janë të angazhuar në punët e tyre përkatëse. Big Mama është duke gatuar në kuzhinë petulla për veten dhe të gjithë fermerët e tjerë.
Big Mama është një ndër fermerët e cila përherë shikohet në kuzhinë duke gatuar me pasion dhe dashuri. Nenna nga ana tjetër një ndër fermeret më puntore të fermës është duke pastruar çdo cep të fermës. Sipas udhëzimeve të fermeres, Nenna vazhdon dhe pastron me kujdes dhe përpikëmëri.
Ylli pasi ka mbaruar punët në stalla është afruar dhe ka dhënë kontibutin e tij në kuzhinë. Fermeri po pastron kuzhinën duke larë pjatat dhe ndihmuar Big Mamën. Erandi është afruar në kuzhinë jo për të ndihmuar po për të përgatitur një kafe për veten.
Ndërsa Andueli i ka dhënë një masazh Big Mamës e cila është lodhur duke gatuar për fermerët. Andrea bashkohet punëve duke kulluar qumështin dhe përgatitur djathin me qumështin e marrë nga lopët e stallës. Elinara po ashtu është bashkuar fermerëve për ti ndihmuar në punët e tyre. Dita vazhdon me poztivitet bashkëpunim dhe këngë të vëndosura në fermë.