“Buzët e tua…”, Nenna ia merr këngës ndërkohë që gatuan për fermerët
Ndërsa disa prej fermerëve janë zhvendosur në stalla për të kryer punët e tyre të përditshme, në anën tjetër të fermës, jeta vazhdon me një tjetër ritëm. Nenna, një nga fermeret më të përkushtuara në kuzhinë që prej ditës së parë të saj në fermë, ka vijuar të gatuajë me kujdes për veten dhe për gjithë pjesën tjetër të grupit.
Kuzhina është kthyer në një hapësirë të ngrohtë, jo vetëm për shkak të aromave të gatimit, por edhe nga muzika që ka vendosur Agai, ndërsa Nenna e shoqëron gatimin edhe me këndim të lehtë, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe pozitive.
Nga ana tjetër, Ester është angazhuar në pastrimin dhe organizimin e ambienteve të brendshme të fermës. Me përpikëri Ester lan dhe sistemon çdo cep, duke kontribuar në mbajtjen e pastërtisë dhe rendit në shtëpi.