Nenna kritikon Andrean dhe Anduelin: Ju jeni dështim!
Ditën e sotme, teksa po rrinin në dhomën e gjumit, Nenna, Andueli dhe Andrea kanë diskutuar me njëri-tjetrin në lidhje me lojën në fermë.
Gjatë bisedës, Nenna ka bërë një vërejtje të fortë për fermerët, duke e theksuar se ata janë bërë shumë të qetë dhe pa angazhim, duke u mbështetur kryesisht në këngë dhe aktivitete të përsëritura.
Nenna ka kritikuar fermerët se dinamika e shtëpisë ka nevojë për më shumë ndryshime dhe aktivitete më kreative.
Një thirrje për më shumë kreativitet dhe shpërthim energjie në shtëpi, ku Nenna kërkon të inkurajojë pjesëmarrësit të sjellin ide të reja dhe të ndryshojnë rutinën. Andrea, ndërkohë, e ka marrë këtë kritikë me humor, duke treguar se edhe në momentet më serioze, shakatë janë një mënyrë për të krijuar lidhje dhe për të mbajtur një atmosferë pozitive në shtëpi.
Kjo bisedë ka shpalosur një nga ato momente që i japin “Ferma VIP” atë atmosferë të veçantë, ku shakatë, kritikat dhe ideja për t’u përmirësuar janë pjesë e jetës së përditshme në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Nenna: Juve si t’iu afrohet njeri era dallavere ju vjen
Andueli: Mos thuaj dallavere se kujtojnë njerëzit se na vjen era djersë
Nenna: E dinë njerëzit se çfarë janë dallaveret. A e di si jeni ju këtu, jeni shumë të paangazhuar. As nuk keni ide për lojëra as për show, gjithë ditën me këndu. Duhet të bëjmë diçka më ndryshe se njerëzit mërziten me të njejtën gjë.