loading

Nenna dhuron performancë duke kërcyer në oborrin e Fermës

Një ditë plot diell dhe energji pozitive ka përfshirë ambientin e Ferma VIP, ku fermerët kanë vendosur të shijojnë në maksimum motin e bukur. Nenna ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa ka dhuruar një performancë plot ritëm në oborrin e Fermës. Me lëvizje plot jetë dhe një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ajo ka krijuar një atmosferë festive që ka entuziazmuar edhe fermerët e tjerë.

Ndërkohë, Big Mama ka zgjedhur një mënyrë më relaksuese për të kaluar këtë ditë të ngrohtë duke u shtrirë pranë pishinës dhe duke shijuar rrezet e diellit. Me syze dielli, ajo është kthyer në simbolin e qetësisë dhe luksit në Fermë.

Ky moment i papritur por shumë i këndshëm ka sjellë buzëqeshje jo vetëm mes banorëve, por edhe tek ndjekësit e reality shoë-t, të cilët e kanë përjetuar çdo moment përmes transmetimeve live dhe postimeve në rrjetet sociale.

Ferma VIP vazhdon të surprizojë çdo ditë me momente unike dhe spontane, ku personazhet tanë të preferuar na tregojnë anën e tyre më njerëzore dhe zbavitëse.