loading

Nenna dhe Big Basta kërcejnë në verandën e fermës

Pasi tensioni i shkaktuar nga debati mes Yllit dhe Elinarës është qetësuar, atmosfera në fermë ka rifilluar me ritëm dhe humor. Muzika ka vazhduar të mbushë ambientin, dhe me këtë ritëm, atmosfera e fermës është kthyer në një vend të gëzueshëm dhe të ngrohtë.

Big Basta dhe Nenna, të dy me energji, janë parë duke kërcyer së bashku në verandë. Ata po ndanin një moment të veçantë dhe të këndshëm, me Big Bastën që ka filluar të “ngamoj” Nennan, duke i thënë me humor: “Sot jam singel, vetëm për sot.” Kjo batutë ka shkaktuar shumë të qeshura mes tyre. Madje, Big Basta, me buzëqeshjen e tij karakteristike, i ka ofruar Nennës një birrë, duke e bërë më të lehtë dhe më të këndshme atmosferën. Momente si këto janë ato që krijojnë lidhjet e forta mes fermerëve dhe e bëjnë çdo ditë në fermë më të veçantë.

Ndërkohë, kryefermeri Andueli, i cili ka marrë rolin e udhëheqësit të fermës me shumë përgjegjësi, ka vazhduar angazhimet e tij. Pasi ka organizuar dhe ndarë detyrat, ai është drejtuar në stalla për të kontrolluar punët që fermerët kanë bërë më herët. Andueli ka inspektuar çdo hap dhe detaj, duke u siguruar që gjithçka të shkojë sipas planit dhe të ketë funksionuar si duhet.