Nenna bën xhiro me gomarin, Ozi ‘ia mbath’ me të katërta
Pasditja ka nisur plot gjallëri dhe situata kontrastesh në Ferma VIP. Fermerët e shtëpisë së madhe janë angazhuar maksimalisht në detyrat ditore, duke u kujdesur me përkushtim për kafshët e fermës. Nga pastrimi i stalleve, deri te ushqimi i tyre, atmosfera ka qenë e mbushur me punë e zhurma karakteristike të jetës bujqësore.
Në anën tjetër, në shtëpinë e fakirit, Nenna, Ylli dhe Big Basta vazhdojnë të tregojnë mosbindje ndaj kryefermerit Anduel, duke injoruar urdhrat për bashkëpunim në punët e përditshme. Treshja, që aktualisht ndjek një mision sekret të urdhëruar nga Agai, po e përdor çdo mundësi për të “prishur rregullat” e fermës.
Në një nga momentet më pikante të ditës, Nenna është parë duke bërë xhiro me gomarin, nën një atmosferë të qeshur e pa ndonjë ndjenjë përgjegjësie për punët bujqësore. Ajo ka kthyer vëmendjen nga detyrat dhe e ka marrë situatën me sportivitet, duke dhuruar edhe disa skena komike.
Por kulmi i ditës ka qenë “arratisja” e Ozit, një prej kafshëve të Fermës, i cili në një moment pakujdesie “ia mbathi me të katërta”, duke vrapuar nëpër oborr dhe duke shkaktuar pak panik mes fermerëve.
Ndërsa kryefermeri Anduel përpiqet të mbajë rregullin, fakirët vazhdojnë lojën e tyre të fshehtë, dhe kafshët… duken si pjesë aktive e këtij reality-je të paparashikueshëm!