loading

Në rolin e kryefermeres Esteri zgjon Andrean nga gjumi me masazh

Mëngjesi në fermë ka rënë, ndwrsa fermerët janë ende në gjumë. Në këtë qetësi të pazakontë, Ester merr rolin e kryefermeres dhe nis me përkushtim misionin për të zgjuar të gjithë.

Fillimisht kryefermerja shkon pranw Yllit. Ester i afrohet me vendosmëri, duke e zgjuar dhe njëkohësisht i jep edhe detyrat për ditën. Ai duket i hutuar në fillim, por fjalët e saj e vendosin menjëherë në lëvizje.

Pastaj, me një ndryshim të dukshëm në qasje, Ester i drejtohet Andreas. E zgjon me një masazh të lehtë dhe një ton më të butë, duke krijuar një moment  të përzemërt.

Ndërkohë, Frederiku duket se ka marrë iniciativën e vet. Ai shihet duke u përgatitur për të shkuar në stalla, me çizmet e veshura dhe me një qëndrim serioz. I vendosur dhe i përqendruar, ai është ndër të parët që niset për punë.

Ester, si një lidere e vërtetë, vazhdon me ndarjen e detyrave për çdo fermer. Dita sapo ka nisur, por dinamika është vendosur. Nën drejtimin e saj, ferma merr frymë dhe ritëm  një fillim që premton shumë për ditën që po vjen.

 

Ju Rekomandojmë