loading

“Në Kryeministri”, Alba pyet Big Bastën si e ka festuar ditëlindjen e fundit

Alba ka pyetur mbrëmjen e sotme Elinarën dhe Big Bastën për disa ngjarje të rëndësishme në jetën e tyre. E pyetur nga Alba, Elinara ka treguar historinë e aksidentit të saj. Më pas, fermerja ka pyetur Big Bastën se ku e ka festuar ditëlindjen e fundit.

Ai tha se e ka festuar në Kryeministri, më pas me familjen dhe shoqërinë e tij teksa shtoi se ishte hera e parë që nuk paguante asgjë.

Pjesë nga biseda:

Alba: Ti Big Basta si e ke festuar ditëlindjen?

Big Basta: Në Kryeministri

Alba: Si ta kuptoj unë këtë muhabet, apo se mban mend

Big Basta: Jo, e mbaj mend. Pastaj shkuam në lokal me familje, edhe me shoqërinë në lokal. Por ishte hera e parë që nuk fusja dorën në xhep.

Më tej, Alba ka pyetur edhe fermerët e tjerë për ditëlindjet e tyre, ndërsa për vete ajo tha se nuk e ka festuar. Por Andrea këmbënguli që fermerja të fliste për ditëlindjen e saj më të bukur ndërsa ajo tha se ka ndodhur kur ishte 18-vjeçe.

Pas kësaj, Big Mama ka debatuar me Albën, ndërsa nuk i la pa përmendur edhe marrëdhënien intime me Limin brenda Fermës.