loading

“Në Itali kam punuar në bujqësi”, Andrea, Frederiku dhe Albi flasin për jetën personale në Ferma VIP: Zanati është identitet

Në Ferma VIP, fermerët po vijojnë të njihen me njëri-tjetrin, ndërsa po diskutojmë për probleme sociale dhe shoqërore. Teksa po diskutonte me Albin për të rinjtë dhe shoqërinë në Shqipëri, Andrea ka folur edhe për jetën e tij personale. Ai tha se kur ka ikur në Itali në vitin 2016, ka punuar në bujqësi, teksa u shpreh se zanati është një identitet. Në bisedë është përfshirë edhe Frederik Ndoci i cili tha se ka mbaruar shkollën për aktrim dhe kompozitor, por me asnjërën nuk hante bukë. Ndërsa, Albi tha se ka mbaruar ekonomikun dhe nuk ka punuar shumë si ekonomist. Më tej ai shtoi se edhe nëse nuk punon kurrë për të tjerët, ja vlen që të rregullosh gjërat në shtëpinë tënde. Pjesë nga biseda: Andrea: Kur kam ikur për herë të parë në Itali ka qenë viti 2016, mora vesht që do bëhesha prind dhe i thashë një kushëririt tim të më marrë. Shkova dhe fillova punë në bujqësi. Ka punuar dy vite Albi: Kam edhe unë vëllain tim në Bari, ashtu punon. Andrea: Dy vitet e para punova 9 orë e gjys me 25 euro punëtor te dikush. Pas dy vitesh mora sera, punova 7 vite në Sicilia. I mora për hesapin tim. Dy vitet e fundit kur unë vendosa të shkoja në Genova, më kishte ngelur në memorje për një punë në të njëjtin profil, kisha njohuri. Zanati është identitet. Frederik: Unë kam mbaruar shkollën për aktrim dhe kompozitor. Me asnjërën nuk haja buk. Provova me këndu bana zanatin. E vura në ekulibër. Albi: Unë kam mbaruar Ekonomi, kur vjen puna vetëm pak më është dashur të punoj.  E zemë se ti nuk punon kurrë për të tjerët, po të kesh një zanat, ja vlen vetëm të rregullosh gjërat në shtëpinë tënde.

Ju Rekomandojmë