loading

Nata e 9-të live/ Surpriza, hatërmbetje dhe nominime, çfarë pritet të ndodhë sonte në Ferma Vip2?

Starton nata e 9-të live i Ferma VIP 2, spektakli i rekordeve në ekranin e shqiptarëve në televizionin Kombëtar Vizion Plus. Një spektakël i cili nuk ndalet së surprizuari dhe së dhuruari dashuri dhe emocione për çdo familje shqiptare. Big Basta, Ganiu, Ylli, Erandi apo Andrea, cili largohet sonte nga Ferma Vip2? Si ishin këto ditë për Limin si kryefermer, a i përmbushi të gjitha detyrat e tij në lidhje me fermerët e tjerë? Si po shkon marrëdhënia e çiftit të Fermës Limi-Alba? Debate dhe zënka mes fermerëve, si do të shkojë loja e tyre? Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe opinionistëve ‘pikantë’ Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël të mrekullueshëm. Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e nëntë live e Ferma VIP 2 po fillon tani…

Ju Rekomandojmë