Nata e 13-të live e Ferma Vip2/ Limi dhe Nenna fakirë për herë të parë, surpriza dhe emocione të forta; çfarë pritet të ndodhë sonte?
Rikthemi sonte në natën e 13-të live të Ferma VIP2.
Plot sfida, surpriza, ndëshkime, debate dhe xhelozi kanë qenë këto ditë për fermerët tanë.
Një sfidë e zhvilluar nga Agai e cila përfundoi me Albën dhe Andrean fitues, ndërsa kishim dhe dy fakirë. Nenna dhe Limi ishin dy fakirët të cilët në atë shtëpi shkonin për herë të parë. Por si kaluan këto ditë për dy fakirët tanë? Nga masazhet për njëri-tjetrin te kërcimet dhe lojërat, çfarë ndodhi mes tyre? A po përfshihet Nenna mes çiftit Limi-Alba, apo është thjesht një arsye për të bërë xheloze fermeren?
Po ditët e Esterit si kryefermere si ishin për të dhe fermerët e tjerë? A u shuan debatet dhe keqkuptimet mes treshes Big Basta-Andrea dhe Anduel? Supriza dhe emocione të forta priten të mbërthejnë fermerët sonte…
Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Nën moderimin e moderatores unike Luana Vjollca dhe opinionistëve ‘pikantë’ Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël të mrekullueshëm.
Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 13-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…