Nata e 10-të Live/ Sfida të humbura, debate dhe thyerje rregullash, çfarë pritet të ndodhë sonte në Ferma Vip2?
Ka kaluar plot një muaj nga momenti kur personazhe të njohura të ekranit janë bërë pjesë e Fermës më të madhe në Shqipëri, në një format që prej ditës së parë ka sjellë emocione, tensione dhe surpriza të shumta për publikun.
Sot, pas një muaji izolim, fermerët ndodhen në një pikë kthese të lojës, ku gara, strategjitë dhe emocionet janë më të forta se kurrë më parë. Çdo veprim, fjalë apo vendim mund të ndikojë fatin e tyre brenda Fermës.
Reality shoë-i që transmetohet 24 orë në 7 ditë të javës, ka sjellë debate dhe emocione mes fermerëve.
Në rolin e saj si kryefermere, Big Mama duket se e ka zbatuar më së mirë këtë detyrë. Ajo ka ndarë detyrat duke angazhuar vajzat në stallë dhe djemtë me punët e shtëpisë, duke sjellë një organizim më efikas dhe një atmosferë më të bashkuar.
Nën drejtimin e Agait, një provë durimi i vuri fermerët përballë një sfide fizike dhe durimi. Ata duhet të mbanin një qyp me litarë të ndarë në çifte. Si në çdo sfidë tjetër, edhe këtë herë nuk munguan penalizimet.
Andrea, Nur, Keisi dhe Big Basta humbën sfidën dhe si pasojë përfunduan te Fakiri. Keisi ishte fakirja e cila theu rregullat dhe tani presim një dënim nga Agai.
Ndarja e buxhetit gjithashtu ka sjellë përplasje. Me 88% të shumës të ndarë për nevojat personale, pakënaqësitë nuk munguan, duke krijuar tensione të reja në grup.
Publiku do të votojë sërish për fermerin e preferuar, ndërsa Alba, e penalizuar për thyerje të rregullave, pret të zbulojë emrat e fermerëve që do t’i bashkohen në nominimin e ardhshëm, i cili do të vendoset të hënën.
Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe opinionistëve ‘pikantë’ Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël të mrekullueshëm.
Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e dhjetë live e Ferma VIP 2 po fillon tani…