loading

“Na kanë lodhur…”/Big Mama dhe Andueli bisedojnë: Duan të shiten bukur…

Pas debateve të fundit që kanë tronditur fermën, duket se fermerët janë duke ndjerë lodhjen emocionale dhe psikologjike që vjen me afrimin e finales. Në një bisedë të sinqertë dhe mjaft të drejtpërdrejtë, Big Mama dhe Andueli janë shprehur hapur për situatën aktuale dhe për sjelljen e disa prej bashkëfermerëve të tyre.

Sipas dy fermerëve, grupi tjetër brenda fermës është bërë “i lodhshëm dhe i bajatshëm”, duke u munduar sipas tyre të shiten bukur në sytë e publikut. “Gjithçka tani është për kamerën, nuk ka më sinqeritet,” u shpreh Andueli me një ton kritik. Andueli, që zakonisht shmang konfliktet direkte, këtë herë u shfaq më i drejtpërdrejtë se kurrë: “Publiku i nuhat gjërat na ka parë tashmë  kush jemi vërtet.”

Kujtojmë se më herët ka pasur tensione të mëdha mes Anduelit dhe Elinares, ndërsa Big Mama ka pasur një përplasje të vogël me Big Bastën. Këto përplasje duket se kanë lënë gjurmë dhe kanë ndikuar në krijimin e linjave të forta brenda fermës.

Me finalen që po afron me hapa të shpejtë, fermerët janë të ngarkuara emocionalisht dhe të vendosura për të lënë përshtypjen më të mirë.

Ju Rekomandojmë