“Na ka plasur fukaralliku këtu”/ Fakirët djegin fasulet
Teksa dita vijonte me rutinën e zakonshme në shtëpinë e fakirit, një incident i vogël por i paharrueshëm ka thyer qetësinë. Ndërsa fakirët po përgatisnin drekën, fasulet që zihen prej mëngjesit duket se janë harruar në zjarr… dhe aroma e tymit nuk vonoi të përhapej në oborrin e fermës.
Andrea dhe Big Basta kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke vrapuar për të shpëtuar ç’kishte mbetur nga fasulet, mes tymit dhe nxitimit. Me një tenxhere që ziente në panik, ata hodhën ujë për të shmangur dëmin e plotë. “Na ka kapur fukarallëku!” u dëgjua të thotë me ironi Andrea, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve dhe duke e kthyer situatën në plot batuta e ngacmime por edhe revolta.
Në skenë shfaqet, fermeri Erandi, i cili me një ton shakaxhi shton: “Pse nuk i thatë komshinjëve, të ndihmonim!” Një koment që ngacmoi më tej situatën, pavarësisht se, sipas rregullit të shtëpisë së fakirit, komunikimi me fermerët e tjerë është i ndaluar. Pasi fasulet u “shpëtuan” disi, atmosfera u qetësua në pamje të parë, por jo për shumë gjatë. Andrea dhe Nur janë parë më vonë të shtrirë, duke bërë biseda rreth Big Bastës ku siç duket, marrëdhëniet nuk janë fort të mira. Nuk kanë munguar thumbimet dhe kunjat mes tyre, me Andrea që ka vazhduar komentet ironike në drejtim të Big Bastës.