Mua më jep ti urdhëra jo Elinara/ Roni-Albës: Dua të bisedoj me ty, ti je kryefermere
Kryefermerja Alba ka vendosur të sjellë një frymë të re drejtimi në fermë, duke strukturuar një sistem të ri udhëheqës, ku përveç vetes, ka emëruar edhe dy shefa ndihmës: Elinarën dhe Big Mamën. Qëllimi i saj ka qenë ndarja e përgjegjësive dhe rritja e efikasitetit në organizimin e përditshëm, por ndryshimi nuk është pritur mirë nga të gjithë fermerët. Roni, një prej fermerëve më kritikë ndaj drejtimit të Albës që në fillim, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij edhe ndaj këtij sistemi të ri. Në një bisedë të drejtpërdrejtë me Albën, ai është shprehur: “Dua të bisedoj me ty si kryefermere, unë marr urdhëra vetëm nga ty.” Deklarata e tij lë të kuptohet një mospranim të figurave të ndërmjetme të autoritetit në fermë sic është pikërisht fermerja Elinara. Pas këtij momenti tensioni, Alba ka zgjedhur të zhvilloj një bisedë me Elinarën, të cilën e kishte emëruar si shefe për atë ditë. E vendosur për të ruajtur strukturën dhe disiplinën, ajo është shprehur: “Nëse puna nuk bëhet si duhet sot, do vendos dikë tjetër shefe.” Duket sikur Alba po përpiqet të sjell një frymë dhe sistem të ri në fermë.