“Mua ma ka prishur qejfin kur hapi zarfin”, Andrea dhe Andueli flasin për Albën
Teksa të gjithë banorët po presin që të fillojë Prime, Andrea dhe Andueli kanë diskutuar në lidhje me Albën. Andueli tha se sa herë që Alba flet, fermerët qeshin, ndërsa ai drejtohet Big Bastës se ai nuk qeshën pasi sipas tij i vjen keq. I habitur nga Andueli, Big Basta tha se unë nuk dua të qesh me Albën pasi është mërzitur me të dy herë. Ndërkohë, ka ndërhyrë Andrea i cili tha se e vetmja herë kur është mërzitur me Albën është momenti kur ajo hapi zarfin e Ronit dhe u anulua party. Pjesë nga biseda: Andueli: Sa flet ajo ne shohim njëri-tjetrin dhe qeshim Andrea: ka efekt pozitiv o vlla Andueli-Big Bastës: Ti nuk qesh se të vjen keq Big Basta: Ma ka prish qejfin në nja dy vende, prandaj rri serioz Andueli: Ta ka prish qejfin Alba, në dy vende? Ne në të gjitha vendet, mua , Andreas… Andrea: Mua vetëm atë natë që hapi zarfin ma ka prish qejfin, se kështu është karakteri i saj. Andueli: A kalove keq atë natë ti? Më pas Andueli i drejtohet Nur: Nurie, si kalove mirë? Andueli: Megjithatë, te festa një grup kemi pas për të shkuar, edhe po të kishim fituar ne s’do kishin ardhur këta. Mbase ne e kishim bojkotuar festën. Me ty në skuadër jo, se bojkoton ti, ku ka muzikë je dhe ti- i drejtohet Andreas. Andrea: Nëse më thua sfidë për party dhe sfidë për buxhet, jam më parë te party. Punë e madhe, lakra ka plot, qumësht, vezë, ha fryhu. Më pas banorët kanë nisur të diskutojnë me njëri-tjetrin për sfidat në përgjithësi.