loading

“Mos u përziej…”/Ylli dhe Big Mama gatuajnë në kuzhinë

Në fermë, çdo ditë sjell dinamika të reja, dhe këtë herë vëmendja është zhvendosur në kuzhinë. Big Mama dhe Ylli, të cilët shpesh janë komentuar për energjinë dhe karakterin e tyre të fortë, janë parë duke bashkëpunuar ngushtë në përgatitjen e ushqimit për veten dhe fermerët e tjerë.

Dyshja ka marrë përsipër detyrën e gatimit, ndërkohë që janë angazhuar edhe në pastrim, duke treguar përkushtim dhe organizim. Por qetësia nuk zgjati shumë. Erandi, i njohur për natyrën e tij lozonjare dhe shpesh ngacmuese, u afrua në kuzhinë duke provokuar pak humor mes situatës.

Megjithatë, Ylli, që njihet për natyrën e tij ekspresive dhe që nuk i mbulon ndjenjat, nuk e priti me shumë qejf këtë ndërhyrje. “Mos na u ngatro në punë, të lutem dil andej,” iu drejtua ai Erandit me një ton serioz, por të përmbajtur.

Erandi nuk reagoi ashpër. Përkundrazi, ai u largua qetësisht, duke shmangur një përplasje më të madhe dhe duke i lënë dyshen të vazhdojë punën e tyre në kuzhinë. Përtej momentit të tensionuar, atmosfera u rikthye në normalitet dhe Big Mama me Yllin vazhduan përgatitjet me seriozitet.

 

 

 

 

Ju Rekomandojmë