“Mos u ngatrro në raportin e Albës me Limin”/Nenna-Yllit: Ajo ka xhelozi për mua
Mëngjesi i sotëm në fermë ka nisur me një bisedë të nxehtë mes kryefermerit Ylli dhe fermeres Nenna, teksa të dy po konsumonin mëngjesin së bashku. Në qendër të diskutimit ishte raporti mes Albës dhe Limit, një marrëdhënie që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje brenda fermës.
Ylli u shpreh se Nenna mund të jetë duke ndikuar në raportin mes dyshes.
“Ti nuk mundesh të përzihesh në raportin e saj me Limin,” i tha ai me ton të drejtpërdrejtë. Por Nenna i hodhi poshtë këto akuza, duke e bërë të qartë që sipas saj, është vetë Alba ajo që po sjell tensione. “Nuk jam përzier, ajo ka nisur të gjuajë kunja. Ajo xhelozinë e ka te unë,” tha Nenna, duke shtuar se Ylli e akuzon për prishjen e lidhjes me Limin. “Ajo u kap me Limin, duke më quajtur pala e tretë,” tregoi Nenna, ndërsa Ylli i kthehet: “Pse reagon ti?” “Ajo nuk merr vesh,” vijoi Nenna, duke shfaqur hapur pakënaqësinë e saj. Në atë moment, në skenë futet vetë Limi, dhe Nenna e pyet troç nëse mendon se ajo ka ndikuar në raportin e tij me Albën.
“Ti rri ku të dojë zemra. Nuk ke hyrë mes nesh,” i tha fermeri. Megjithatë, Nenna e mbylli bisedën me një deklaratë të fortë: “Një si Alba nuk mund të jetë shoqe me mua. Është person negativ dhe nuk i bindet askujt.”