“Mos shkel aty po të ndaloj”/Alba prish gropën e betonit, Andrea nervozohet me të
Në fermën ku harmonia dhe bashkëpunimi kanë qenë kryefjala e kësaj dite, dita e sotme nuk ka kaluar pa tensione. Fermerët kanë vijuar punën e dhënë nga Agai, që kishte në fokus mbushjen e gropave me beton. Një detyrë që u shoqërua me muzikë, batuta dhe ndjesi pozitive mes pjesëmarrësve. Megjithatë, atmosfera ndryshoi në momentin që një veprim i Albës u interpretua ndryshe nga Andrea.
Teksa fermerët kishin përfunduar punën dhe ishin ulur në oborr, Alba u ngrit dhe u drejtua drejt betonit ende të freskët. Ajo vendosi këmbën mbi të, me qëllimin, sipas saj, për të lënë një gjurmë simbolike në fermë. Ky veprim nuk u prit mirë nga Andrea, një prej fermerëve më aktivë në punimet e kryera, i cili reagoi menjëherë: “Mos prek aty, ik andej po të ndaloj,” i është drejtuar ai, dukshëm i irrituar. Alba e mori këtë si një sulm personal dhe iu përgjigj me fjalët: “Nuk jam kafshë unë.”
Pavarësisht përpjekjeve për të shpjeguar qëllimin e saj dhe për të justifikuar veprimin, situata u tensionua më tej kur ajo vendosi sërish këmbën mbi beton, këtë herë në formë revolte. Fermerët e tjerë kanë komentuar se veprimi i Albës ishte i papjekur dhe i nxituar. Fermere Elinara po ashtu e ka këshilluar Albën se veprimi i saj ishte fëmijror dhe duhet të mendontë më shumë para se ta kryente si veprim.