loading

“Mos qaj me lot, më kujtohet si sot”/ Nenna dhe Nur ironizojnë Albën

Ndërkohë që dita vijon në mënyrë të qetë për disa fermerë, në verandën e fermës tensionet kanë nisur të ziejë sërish, duke rikthyer ndarjet dhe aleancat e brendshme mes fermerëve. Në qendër të këtij zhvillimi ka qenë fermerja më e re, Nenna, e cila sapo i është bashkuar fermës por duket se nuk ka mbetur jashtë dinamikave të brendshme.

Teksa ishte duke biseduar me Nur dhe Big Mamën, Nenna u pa qartë se po bashkëndahet me mendimet dhe qëndrimet e tyre, veçanërisht kur vjen fjala për lojën e Albës. Në një moment të papritur, Alba kaloi pranë tyre, dhe reagimi nuk vonoi: treshja nisi të këndojë me ironi një varg që nënkuptonte ngacmim të drejtpërdrejtë: “Qaj me lot, më kujtohet si sot” një referencë e qartë dhe thumbuese ndaj momentit kur droni kishte ardhur për Limin dhe Esterin, duke përjashtuar Albën.

Ky gjest ironik u prit me të qeshura dhe buzëqeshje mes tyre, ndërsa Alba zgjodhi të mos reagojë, por pamja e saj tregoi qartë se kunjat nuk kaluan pa u ndjerë. Në fermë, aleancat po bëhen më të dukshme, dhe përplasjet po marrin forma më të rafinuara, por jo më pak të ndjeshme.