loading

“Mos më përfshi mua”/ Andueli-Nennes: Unë kam dhënë mendimin tim

Fermerët po shijojnë një moment qetësie, duke vazhduar me biseda të ndryshme dhe duke shkëmbyer mendime. Ndonëse ka një ndjenjë të përgjithshme rehatie, disa tensione të fshehura vazhdojnë të dalin në pah, veçanërisht mes dy fermerëve, Nennës dhe Anduelit.

Nenna dhe Andueli po vazhdojnë të thurin me grep, si pjesë e sfidës që Agai u kishte caktuar fermerëve ditën e djeshme. Megjithatë, ata duket se janë të shqetësuar nga disa aspekte të situatës së fundit në fermë dhe kanë shpërthyer njëherë pas here me disa komente të ndërsjella.

Pjesë nga biseda biseda e tyre:

Andueli: E rradhës që ikën është Elinara mbaje mend, publiku do njerëz aktiv.

Nenna: Këtu janë bër ofendime për familjen time dhe punën time.

Andueli: Vazhdove ti, mua nuk mundesh të më përfshish.

Nenna: Ti je përfshir vetë.

Andueli: Unë kam dhënë mendimin tim, secili mban përgjegjësi për atë që thot.

Nenna: Mënyra se si jeni shprehur ju, jeni bazuar në veshjen time.

Andueli: Unë ti kam thënë mendimet e mia dhe qëndroj përsëri atyre mendimeve unë nuk të kam ofenduar.

Nenna: Për mua si femër është ofendim shumë i rëndë.